Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në 28 vjetorin e rënies së tij.
Sveçla tha se në këtë ditë përkujtimore të rënies heroike të Komandant Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës nderojmë përpjekjen e pareshtur dhe sakrificën e tyre për liri.
“Aksionet e tyre çlirimtare ndaj okupatorit serb mobilizuan mbarë popullin tonë e i dhanë vrullin e madh Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që dha gjithçka deri në çlirimin e plotë të vendit tonë. Në këtë ditë përkujtimore të rënies heroike të Komandant Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës nderojmë përpjekjen e pareshtur dhe sakrificën e tyre për liri. Idealet e tyre na përcjellin çdo ditë në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së ndritur për brezat e rinj”, shkroi Sveçla në Facebook./Arbresh.info/
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...