Këtë javë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje procedoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, i njohur si Ligji Antimafia dhe Projektligjin për Peticione.
“Aktualisht të dy këto projektligje janë në fazën e përgatitjes së deklaratës financiare dhe atë për përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian të cilat përgatiten nga administrate e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Këto nisma legjislative synojnë së pari luftimin efektiv të krimit të organizuar, dhe ai për Peticione zgjerimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë aktivisht në vendimmarrje duke zvogëluar arbitraritetin e vendimeve të pakonsultuara apo të shqetësimeve të cilat nuk merren parasysh nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ.
“Për të dyja këto projektligji Lëvizja Vetëvendosje! ka punuar me grupe të gjera profesionistësh si dhe ka organizuar aktiviteteve nëpërmjet të cilave ka konsultuar qëndrimet edhe të organizatave, profesorëve dhe grupeve të qytetarëve”, përfundon njoftimi i VV-së.

Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...