Lëvizja Vetvendosje sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme për votat me postë në Gjykatë Kushtetuese teksa ka kërkuar edhe masë të përkohshme.
Vendimin e Supremes, VV e ka cilësuar si “absurd dhe të ndikuar politikisht”, shkruan Arbresh.info.
“Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë.”, thuhet në njoftim.
“Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.”, thuhet tutje.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Certifikimi u bë pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.
Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 27mars:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 42.30% të votave,
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.95%,
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.27%,
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06% të votave.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar 4.26% të votave.
Bazuar në këto përqindje, LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 vende./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...