Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar llogari për fotografitë e publikuara nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.
Fotografitë shokuese u ofruan si dëshmi për dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë. Por, fotografia nuk doli të jetë një ngjarje e ndodhur në Kosovë.
“Nuk ka shpjegim tjetër të qëndrueshëm pse krimet e Serbisë nuk janë trajtuar që 20 vite as nga UNMIK-u dhe EULEX-i përveç dështimit nga pushteti. Krimet e Serbisë janë përmendur vetëm pak javë para daljes së akuzave nga Gjykata Speciale”, deklaroi Konjufca.
“Që 16 vite në Kosovë nuk ka ndodhur të dëmtohet një kauzë kaq e rëndësishme, sikur me seancën e 16 majit. Po t’ia japnim një laps Serbisë duke kërkuar prej tyre ta dëmtojnë në mënyrën më të keqe Kosovën, do ta bënte ashtu siç ndodhi më 16 maj. Unë po e kursej Flora Brovinën, sepse ai që duhet ta japë dorëheqje është vet kryetari i Parlamentit”, shtoi Konjufca./Arbresh.info.
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...