
Mandatory Credit: Photo by Georg Hochmuth/EPA/Shutterstock (7989797a) The Image Made Available on 17 October 2014 Shows Austrian Novelist Peter Handke Prior to an Interview at the Metro Cinema in Vienna Austria 16 October 2014 the Metro Cinema Reopened Its Doors to Public with a Film Selection by Peter Handke Under the Theme 'Peter Handke Goes to the Cinema' Austria Vienna Austria Literature Cinema Handke - Oct 2014
Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar ndaj ndarjes së çmimin “Nobel”, për Peter Handke.
Përmes një reagimi në Facebook, Vetëvendosje thotë Peter Handke ka qenë mbështetësi më i famshëm i spastruesit etnik, Millosheviqit.
VV thotë se zyrtarisht proteston ndaj dhënies së këtij çmimi për këtë autor.
Reagimi i plotë:
Çmimi Nobel për Peter Handken është fyerje për viktimat e shovinizmit serb.
Akademia Suedeze vendosi që për vitin 2019 çmimi Nobel t’i shkojë shkrimtarit austriak Peter Handke. Justifikimi i vendimit që ka marrë akademia ka qenë tërësisht letrar, mirëpo letërsia ka një autor, të cilit i jepet çmimi. E ky autor, Peter Handke, ka qenë mbështetësi më i famshëm i spastruesit etnik, Millosheviqit, gjatë kohës kur elitat ndërkombëtare të kulturës, e më pas edhe ato të politikës, u distancuan dhe e dënuan politikën e tij gjenocidale.
Ç’prej 1996 Handke u angazhua me publicistikë në mbështetje të veprimeve kriminale të Serbisë në Bosnjë, duke u përpjekur të mohojë gjenocidin në Srebrenicë, ku humbën jetën mijëra të pafajshëm. E në 1999, kur miliona shqiptarë ishin përzënë nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi i tyre, Handke doli në përkrahje të Millosheviqit. Në 2006, kur kryeshovinisti serb vdiq i padënuar kurrë, në burgun e Hagës, shkrimtari austriak mori pjesë në ceremoninë funerale, ku mbajti një fjalim lavdërues për Millosheviqin para dhjetëra mijëra adhuruesve të atij krimineli.
Për kujtesën e viktimave të dhunës serbe në Kosovë, për mbi 12.000 të vrarët gjatë luftës, për mbi 20.000 gra, burra e fëmijë të dhunuar seksualisht, për njerëzit të cilët vuajtën dhe ende vuajnë traumën e pësuar, për familjarët e mbi 1600 personave ende të pagjetur, ky çmim i dhënë nga Akademia Suedeze për Peter Handken është fyerje e rëndë. Plagët ende të pambyllura, dhembin e djegin. Nuk është letërsi e mirë, nuk është letrar i mirë, ai që i bashkohet dhunës së luftës, ai që poshtëron e fyen viktimat.
Lëvizja VETËVENDOSJE! zyrtarisht proteston ndaj dhënies së këtij çmimi për këtë autor.
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...