Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilluan takim zyrtar me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.
“Në këtë takim po e çoj drejtpërdrejt zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe politikat shtetërore të Beogradit që synojnë zhdukjen tonë administrative. Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë. “Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington. Lugina e Preshevës nuk është temë lokale, është çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit në Ballkan”, tha ai.
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...