Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar arbitrar dhe të pashpjegueshëm refuzimin e ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përsëritje të votimit me postë, duke thënë se ankesa është bërë brenda afatit kohor.
Me anë të një reagimi në Facebook, Vetëvendosje ka thënë se PZAP-ja po i ndërron afatet për ankesë me qëllim që t’i ikën vendimit për rivotim me postë, derisa shtoi se ky institucion ka rënë ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo parti ka shtuar se s’duhet të anashkalohen shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së.
“Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP. Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor. Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet”, thuhet në njoftim.
Për çështjen e afatit për ankesë, VV-ja ka thënë se afati i fundit ka qenë data 7 mars, ora 21:00, e shtoi se ankesë ne kanë dorëzuar me prova në orën 20:20./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër