Një person është arrestuar, ditën e djeshme në Vushtrri. Pas një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën, i ka drejtuar armën atij, dhe sipas viktimës ka tërhequr (tri herë) këmbëzën e pistoletës, por nuk i ka shkrepur.
Gjatë ballafaqimit, viktima ka arritur që t’ia marrë pistoletën të dyshuarit dhe ia ka dorëzuar njësive policore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë cal-7.65 mm. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton Policia./arbresh.info/
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër takohet me Ministrin Hot...
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...