Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se atje janë shëruar 26 persona nga Covid-19.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot nga komuna jonë janë shëruar 26 raste nga Covid-19, kurse në këto dy ditë kanë rezultuar pozitiv 12 raste”.
“Më në fund duket se po përmbyset rezultati për të mirë. Vazhdoni të na ndihmoni duke respektuar rekomandimet”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook.
Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi, sipas IKSHPK’së edhe 29 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,047.
Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 36 pacientë kanë vdekur.
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë