Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimin se të njëjtit kanë vënë baste në rrjete sociale.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës