Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se pozicioni i Serbisë është mëse i qartë. Sipas tij, Kosova nuk është shtet i pavarur dhe në këtë mënyrë nuk mund të jetë shtet anëtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe këtë nuk do ta lejojë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
I pyetur rreth deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Michael Kirby, i cili mbrëmë tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit do të thotë anëtarësim i Kosovës në OKB, njëjtë si Vuçiqi, Vulin tha se Serbia ka respekt për superfuqitë siç është SHBA-ja, mirëpo sipas tij, Serbia ka politikat e saj, transmeton KosovaPress.
Vulin tha se para se të miratoheshin marrëveshjet në Bruksel, në tavolinë na erdhi një draft-marrëveshje ku thuhej se Serbia duhet ta lejojë Kosovën të bëhet pjesë e OKB-së.
“Shumica e delegacionit të atëhershëm votuan pro kësaj draft-marrëveshje, por që atëherë, kur kryeministri Vuçiq tha se kjo nuk do të ndodh, zëri i tij ndërroi kursin e historisë”, ka shpjeguar Vulin.
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...