Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e dënoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili e quajti Kosovën shtet sovran.
Vulin tha se Scott “ka harruar se Serbia nuk është koloni” dhe se “nuk mund të shkelë dinjitetin e saj”.
Të hënën, Scott, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një takim për çështje ekonomike, tha se SHBA “e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.
“Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga qeveria”, tha Vulin, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Nga kabineti i kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, thonë se kryeministrja nuk i komenton deklaratat e anëtarëve të qeverisë në media./REL/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...