Ministri për Punë, punësim dhe çështje sociale dhe qëndrimi, Aleksandar Vulin, deklaroi të premten me rastin e thirrjes së nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek se Beogradi duhet të tërheqë aktakuzën e vjetruar kundër Ramush Haradinajt, se ajo duhet ta di se krimet e luftës asnjëherë nuk vjetrohen.
“A do të thoshte zonja Lunaçek në vendin e saj se nuk duhet ndjekur nazistët, pasi kanë kryer krime para 80 vjetësh? Haradinaj është në liri, sepse të gjithë dëshmitarët në rastin e tij janë vrarë dhe nuk duhet të mbetet në liri, pasi që do të vriten edhe dëshmitarët e mbetur, ndërsa faktet materiale janë shkatërruar”, ka thënë Vulin për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...