Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka deklaruar se së shpejti deputetët serbë nuk do të kenë dilemma për votimin e Ushtrisë së Kosovës.
Këtë ai e ka argumentuar në faktin se ata kanë dhënë betimin si përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk do të ishte rrezik për askënd, duke përfshirë edhe Serbinë.
“Forca e tanishme Mbrojtëse dhe e ardhmja e Armatosur e Kosovës, në partneritet me NATO-n dhe me SHBA-në, nuk do të jetë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e vendeve në rajon, siç dëshiron ta paraqes ministri Vulin, por do të jetë e kundërta, garant i tij”, ka thënë Vujiçiq, transmeton lajmi.net
Sipas tij,serbët duhet ta votojnë Ushtrinë pasi kjo garanton siguri territorial të Kosovës dhe respektimin e Kushtetuës.
“Me këtë veprim, ata janë zotuar se do të punojnë në interes të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj, se do të angazhohen në mbrojtjen dhe respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe integritetit institucional të Kosovës, për garantim të lirive dhe të drejtave të njeriut, në pajtim me ligjet e vendit dhe standardeve evropiane”, ka thënë ai.
Vujiçiq në fund e ka cilësuar sit ë zbrazët reagimin e Aleksandar Vulinit ndaj presidentit Thaçi i cili deklaroi se Ushtria e Kosovës do të bëhet deri në fund të vitit.
Çfarë është Delta Force? Njësia elitare sekrete amerikane që...
Drejt përfundimit rruga Shkodër–Mal i Zi/ Rama: Investim që ...
KQZ vazhdon numërimin e votave nga diaspora, janë numëruar 4...
Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova
Qëndrim Ismajli njofton largimin nga Tirana
Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative për poetin Rushit...