Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur t’i bëjë një dhuratë homologut të tij rus, Vladimir Putin, dhuratë e cila do të ketë nevojë për përkujdesje për vite me radhë.
Sipas “Blicit” serb, Vuçiqi do t’i dhurojë Putinit, kur ai të arrijë në Beograd gjatë ditës së nesërme, një këlysh të Sharrit.
Bëhet fjalë për një këlysh tre muajsh i kësaj race, që rritet në territorin e Kosovës, gjegjësisht në malet e Sharrit, prej nga edhe mban emrin, transmeton Koha.net.
“Këlyshi ka pedigre serioze gjashtë gjenerata prapa. Fjala është për racën tonë më të vjetër autoktone, dhe dihet që presidenti Putin i do pikërisht këto raca”, ka thënë një burim nga presidenca serbe për gazetën serbe “Blic”.
Kjo është hera e parë që presidenti serb bën një dhuratë të këtillë.
Kujtojmë se qeni i Sharrit, apo Deltari Ilir, është racë autoktone ilire.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...