Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Milan Radoiçiqi “do të duhet t’i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore.
Ky është reagimi i parë i Vuçiqit pasi Radoiçiqi mori përgjegjësi për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërkaq në përleshje me Policinë u vranë edhe tre sulmues.
“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje, dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore”, tha Vuçiq.
“Nëse dikush mendonte se ai [Radoiçiqi] do të ikte ose do të fshihej, ai nuk do ta bëjë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu vlerësoi se Radoiçiqi është “krenar” për rolin e tij në sulmin e armatosur dhe se “ai dhe djemtë që morën pjesë në të [sulm], e shohin atë [sulmin] në një mënyrë tjetër”.
“Nuk mendoj se dikush ka të drejtë ta vrasë dikë, do të duhet të bëhen disa pyetje, ndoshta ai nuk ka pasur rol në atë pjesë, pra prokurori do të gjejë diçka tjetër, ose nuk do të gjejë gjë, kjo është një pyetje për prokurorinë. E di që policia duhet të mbledhë informacione, pastaj vjen prokurori dhe merr vendim”, tha Vuçiqi.
Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë.
Kosova, përmes një rezolute të miratuar në Kuvend, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar për Serbinë lidhur me rolin e saj në këtë sulm.
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL/
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...