Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se homologu i tij, Hashim Thaçi, është politikan më i mirë se ai, duke shtuar se për dallim nga Thaçi, ai nuk flet për detajet apo procesin e negocimeve.
Ai këtë deklaratë interesante e dha në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri, si pjesë e një paneli të përbërë po ashtu nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ai slloven, Borut Pahor, si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.
“Përndryshe nga Hashimi, sepse ai është politikan më i mirë se në nuk flas për proces të negocimit. Nuk flas për asnjë detaj. Po negociojmë në mirëbesim dhe shpresoj që ai ta bëjë të njëjtën”, ka thënë ai gjatë diskutimit në paneli, njofton Klan Kosova.
“Në Beograd do të jetë më vështirë se kudo tjetër” , ka shtuar ai lidhur me arritjen potenciale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Por duhet të mendojmë për të ardhmen tonë”, përfundoi Vuçiq.
Hill tregon për bisedimet me Millosheviqin: S’pranoi komprom...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Turqia do të jetë garantuese për furnizimin e Hungarisë me g...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Pas fitores në zgjedhje, Përparim Rama sot merr mandatin e d...
Parashikimi i motit për sot