Ata që e kanë arrestuar Marko Gjuriqin në Kosovë do të përgjigjen që të gjithë, ka thënë në konferencë për media, Aleksander Vuçiq, presidenti i shtetit të Serbisë.
“Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë arrestim do të përgjigjen para institucioneve të Serbisë”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka shtuar se janë edhe “dy serbë që i kanë ndihmuar shqiptarët”.
Vuçiq e ka quajtur Policinë e Kosovës “bandë terroriste“.
“Ajo ishte bandë terroriste e veshur me rroba të policisë”, tha Vuçiq në konferencë për media.
“Këta terroristë e kanë arrestuar Marko Gjuriqin, sepse nuk u pëlqen çfarë Marko Gjuriq mendon për shtetin e tyre terrorist”.
“Ata janë të mjerë dhe të vegjël”
“Kanë qenë 50 terroristë që e kanë tërhequr zvarrë Gjuriqin nëpër rrugët e Prishtinës, derisa terroristët tjerë po brohorisnin”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...