Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, të cilit i është ankuar për situatën në veri të Kosovës.
Sipas tij, qytetarët serbë në Kosovë po përballen me sfida të vështira.
“E njoftova ambasadorin Hill me situatën dhe sfidat gjithnjë e më të vështira me të cilat përballet populli ynë në Kosovë dhe përsërita shqetësimin tim për sulmet e shpeshta, arrestimet dhe presionet e tjera ndaj të cilave janë të ekspozuar serbët”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq tha se Serbia po përpiqet të sigurojë një jetë më të lehtë për të gjithë qytetarët, me respektimin dhe zbatimin e të drejtës ndërkombëtare dhe asaj që është dakorduar në dialogun e Brukselit.
Lidhur me këtë ai ka thënë se ka kërkuar nga ambasadori Hill mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia