Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka udhëtuar dje drejt Serbisë, pas një vizite tri ditore që pati në Kosovë.
Me të arritur në Beograd, Lajçak ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq pas kësaj deklaroi se pala kosovare nuk është gati për marrëveshje, por që lajmi i mirë është se janë të gatshëm për dialog dhe bisedë, të cilat mund të çojnë në rezultat.
“Ai është tashmë një hap përpara dhe nuk është një punë e vogël që bëri Mirsolav Lajçak”, tha Vuçiq.
Presidenti serb deklaroi se pret që dialogu të rifillojë në prill ose në muajin maj.
“Ishte e lehtë të thuhet nga dikush se kufijtë janë ashtu siç janë të vendosur dhe se duam njohje të ndërsjellë. Unë nuk shoh as dëshirë as vullnet në kompromis”, shtoi ai.
Tutje Vuçiq tha se pati një bisedë mjaftë të mirë me Lajçak, lidhur me çështjet e rëndësishme që lidhen me Prishtinën.
Duhet përkujtuar që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka vazhduar të deklarojë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qeverisjes së tij.
Ai tha se dialogu mund të renditet tek prioriteti i katër ose i pestë./Lajmi.net/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...