Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk druan nga sanksionet e perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, aq sa e brengosin “problemet që po ecin zvarrë”, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq ka sqaruar se me “probleme që po ecin zvarrë (apo avash-avash)” e që po e rrezikojnë ardhmërinë e Serbisë, nënkupton braktisjen e Serbisë nga të rinjtë dhe natalitetin e ulët.
Ai, sipas medias serbe, ka shtuar se “për situatën e këtillë dhe rrethanat shumë të këqija” në të cilat duhet zgjidhur çështjen e Kosovës në një masë përgjegjësinë e kanë edhe vetë serbët “duke pasur parasysh politikën e gabuar dhe disa veprime të Serbisë”, me të cilat, siç është shprehur, praktikisht vetë ia kanë vënë “vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës./Gazeta Express/
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën