Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj, siç u shpreh, fuqive evropiane dhe SHBA, për mos formimin e asociacionit me shumicë serb, i cili sipas tij është obligimi i vetëm i shqiptarëve nga marrëveshja e Brukselit.
“Obligimin e vetëm që kishin, nuk e kanë përmbushur, pasi dikush nuk i ka lejuar ta përmbushin. Për këtë, fuqitë evropiane dhe SHBA iu kanë thënë – ju e keni të lejuar të mos e përmbushni”, tha Vuçiq në seancën parlamentare kushtuar Kosovës.
Ai ka shtuar se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar as ndaj paralajmërimeve për ‘formimin e Shqipërisë së Madhe”.
“Sikur dikush nga ne të përmendim Republikën Serbe, thënë në mënyrë metaforike, do të na varnin në Bruksel”, u shpreh Vuçiq.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit