Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të Quint-it, me të cilët siç tha ai ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme lidhur me situatën më të vështirë, sipas tij për Serbinë.
“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit. Gjithashtu pyeta se pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacion. I cili ishte është zhvilluar në veri të Kosovës, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ky takim, vjen dy ditë pas sulmit terrorist të bandave kriminale të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku./Arbresh.info
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...