Vuçiq paralajmëron panair verërash në Samitin e Beogradit në maj të 2022-ës

13:36 | 21 Dhjetor 2021

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij në gjatë qëndrimit në Shqipëri, ka bërë thirrje përsëri që edhe Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.

Sipas tij meqë kjo është në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të cilat përfshihen në këtë nismë.

”Kemi arritur që gjërat të ecnin në mënyrë që të qytetarët e vendeve tona të shohin arritjen. Kjo nismë s’ka të bëjë as me njërën as me tjetrën. Le të mos humbasin në këto diskutime që kanë të bëjnë me të shkuarën, sepse duke folur për këto gjëra, nuk mund mund të shkojmë kah e ardhmja”.

”Ne duam të shohim më shumë turistë nga Tirana, nga Shkupi, nga të dyjat shtetet. Dua t’ju mirëpresim në Serbi, që Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj të dytë, sepse edhe ne duam që të ndjehemi të tillë kur vijmë në Shqipëri, apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo në mënyrë që të mos ketë më kufij për kompanitë tona. E pamë se sa të kënaqur ishin ata gjatë kësaj iniciative të nisur”.

”Ne kemi rënë dakord në çdo konferencë për shtyp, të ritheksojmë ftesën që e kemi për homologët tanë në Prishtinë në Sarajevë, sepse nuk është që po i bëjmë këto ftesa politike. Ne kemi filluar diskutime se si mund t’i ulim tarifat në autostradat tona, apo në restorante të ndryshme. U dhamë fund këtyre procedurave burokratike”.

Tutje Vuçiq bëri të ditur se gjatë muajit maj apo qershor të vitit 2022, pritet të mbahet Samiti i Beogradit, ku dhe kanë planifikuar organizimin e një panairi vere, për të cilin synon të jetë më i miri në Europë.

”Nëse ne duam të punojmë në Europën bashkuar së bashku, pse jo tani. Besoj në maj apo në qershor, të kemi Samitin në Beograd, dhe së bashku do të organizojmë madje edhe një Panair Verërash, për të treguar se cilat janë verërat tona më të mira”.

”Por, do të ftojmë jo vetëm partnerë nga rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor, por po ashtu edhe nga Europa por edhe nga Lindja, që të kemi panairin më të mirë të mundshëm në Europë dhe që kur të shkojmë në Bruksel, ne do të tregojmë se si kemi arritur të zgjidhim disa gjëra, qoftë rrugët e gjelbra së bashku, ose edhe në Kroaci, për të parë se sa të mira iu sollëm importuesve, eksportuesve”./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara