Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk pret që Prishtina të paraqesë Draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) më 4 gusht në Bruksel.
Vuçiq i ka deklaruar kështu gazetës Politika, e cila konstaton se ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, ekipi udhëheqës serb në negociata në tre muajt e fundit është duke ka hartuar një propozim të statutit të ASK që do të paraqitet në Bruksel.
Në prill janë bërë pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Prishtina ishte e obliguar të formonte Asociacionin e Komunave Serbe
Kur serbët nga Kosova kërcënuan se do ta formojnë vetë Asociacionin, Brukseli caktoi një afat kohor tremujor për Prishtinën, d.m.th. deri më 4 gusht të përfundojë puna për hartimin e Statutit të ASK, përcjell Telegrafi.
Presidenti Vuçiq atëherë kishte thënë se nuk beson që Prishtina do të respektojë ktë afat, por Beogradi do të priste që, siç tha ai, në mënyrë ata të mos akuzohen për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...