Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që të tërhiqet kjo masë doganore.
Vuçiq ka bërë këtë thirrje në në Beograd, pas takimit të Komitetit për Siguri dhe takimeve që kishte me ambasadorët e akredituar në Beograd, pas vendosjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe.
“Le të shohim se si ne mund të ndihmojmë për ta kapërcyer këtë krizë të vështirë. Ne kemi rënë dakord që të gjitha organet tona të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur lëvizjet të autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq, ndërsa kërkoi që Qeveria e Kosovës ta heq taksen e vendosur, në mënyrë që të bisedohet për të gjitha çështjet dhe po ashtu për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.
Ai ka thënë se kjo është një goditje më e rëndë se të shtënat, pasi sipas tij me këtë mund të rrezikohet paqja. Vuçiq ka kërkuar po ashtu ndihmën e institucioneve të BE-së, që të bëjnë presion të Prishtina zyrtare që të tërhiqet ky vendim.
Ai ka pohuar se serbët e Kosovës kanë dashur sot që të organizojnë protesta në qytetet e Kosovës, pas vendosjes së takes, por u ka kërkuar që një gjë të tillë të mos e bëjnë pa u takuar me ta.
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...