Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020.
Ai ka thënë se përveç elementëve ekonomikë, ishte bërë përpjekje që të futej edhe njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Megjithatë kreu i shtetit serb thotë se ka refuzuar që të ndodhë një gjë e tillë.
“Para së gjithash, ne kishim një marrëveshje që ishte rreth ekonomisë, por ata tentuan të fusin pjesë të agjendës së tyre politike. Ata filluan të na shtyjnë neve ta njohim Kosovën, ata provuan, por unë refuzova”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media pas kthimit nga Kina.
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...