E 50-ta protestë me rradhë është mbajtur sot në Beograd kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Ndonëse ky i fundit është në spital, për shkak të disa problemeve me zemrën, kjo nuk i ka penguar protestuesit që nën moton “Një në pesë milionë”, të rreshtohen për të 50-tën të shtunë me rradhë në sheshet e Beogradit.
Njëri nga organizatorët e protestës i uroi Vuçiqit shërim të shpejtë, mirëpo para masës tha se kur ai të dalë nga spitali do t’ia tregojnë atij faktet se pse ai duhet ta lëshojë postin e presidentit.
Në këtë të shtunë, protesta u përqendrua për rastet e dhunës në Serbi, dhe çështjen e sigurisë në përgjithësi në këtë shtet.
Protestat që mbahen çdo të shtunë në Serbi, cak kryesor e kanë dorëheqjen e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Në këto tubime jo rrallë herë është përmendur edhe Kosova, si njëri ndër dështimet dhe premtimet e parealizuara të presidentit serb.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...