Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me ambasadorin Richard Grenell në Mynih është shprehur mirënjohës që SHBA-të po kërkojnë heqjen e taksës.
Ai thotë se është e rëndësisë së madhe që amerikanët po insistojnë në heqjen e taksës, shkruan portali arbresh.info.
“Kishim një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë së madhe që amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. I jam falënderues Richard Grenell dhe Mike Pompeos si dhe Presidentit Trump që po kërkojnë që taksa të hiqet me urgjencë dhe që bisedimet mes nesh dhe Prishtinës të vazhdojnë”, thuhet në shkrimin e Vuçiqit.
Vuçiqi dhe Grenell u takuan në margjinat e Konferencës për Siguri në Mynih./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...