Në forumin ‘Globsec’ që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është pyetur për ndikimin e Rusisë në rajon.
Vuçiq ka thënë se vetëm Serbia po pyetet për këtë gjë, dhe se me Rusinë kanë vetëm marrëdhënie të mira dhe se janë duke punuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian, raporton arbresh.info.
“Vetëm mund të them se me Rusinë kemi marrëdhënie të mira, kaq, kurse Serbia është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha presidenti serb.
Ndërkohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë përplasur edhe për Asociacionin.
Thaçi fillimisht ka thënë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit për energjinë.
Presidenti po ashtu ka thënë se Serbia e ka ndaluar edhe hapjen e urës mbi Ibër që për rrjedhojë do të kishte edhe bashkimin e Mitrovicës./Arbresh.info/
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...