Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për situatën në veri të Kosovës.
Ai fajësoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ai ka vetëm një dëshirë – të shkaktojë një konflikt të madh ndërmjet serbëve dhe NATO-s.
“Në tre ditët e fundit edhe një person i pafuqishëm dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi për të fajësuar për gjithçka që po ndodh, se ai lan duart nga Pilati dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.
Qytetarë serb kanë protestuar sot në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptar në këto tri komuna.
Protestat kanë qenë të dhunshme të Zveçan ku është dashur edhe ndërhyrja e KFOR-it.
Kujtojmë se rreth 25 ushtar të KFOR-it kanë mbetur të lënduar nga protesta e cila po vazhdon edhe në këto momente./Arbresh.info/
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë