Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia do që qytetarët e vetë ta vuajnë dënimin në Serbi.
Ai para Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me punën e Mekanizmit të Krimeve të Luftës, ka theksuar se krimet ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar, duke përmendur ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Krimet kundër serbëve nuk janë ndëshkuar. Haradinaj, Oriq dhe Gotovina nuk janë dënuar. Shumë krime në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk janë hetuar”, është shprehur ai, raporton Kosovo-online.
Ai ka pohuar se Serbia është akuzuar se nuk i ka kryer obligimet e saj lidhur me Vjerica Radet dhe Petroo Jojiq.
“Ata janë akuzuar për shpërfillje të gjykatës dhe Serbia nuk mund t’i ekstradojë ata në Hagë nën këtë akuzë”, ka thënë Vuçiq.
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...