Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vigjilje të Samitit të procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, ka biseduar me kancelaren Merkel, të cilën e luti që të ndikojë në përshpejtimin e realizimit të projektit të Zonës ekonomike regjionale dhe autostradën Nish-Prishtinë.
Vuçiqi, përmes bisedës telefonike që zhvilloi me Merkelin, theksoi se Zona ekonomike regjionale dhe ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë do të kenë rëndësi për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë mediet serbe, transmeton televizioni publik.
Tutje, Vuçiqi vlerësoi si të një rëndësie të veçantë për Serbinë dhe rajonin, krijimin e Zonës ekonomike rajonale, ngase kështu do të rriteshin investimet dhe të përshpejtohej rrjedha e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.
Vuçiçi dhe Merkeli diskutuan gjithashtu për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe ranë dakord që dialogu është i nevojshëm për ruajtjen e paqes, si dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi është vendimtare për të dyja palët.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira