Beogradi edhe sot në datën përkujtimore të Reçakut, vazhdon me propagandën e ndytë të tyre, duke mohuar masakrën të cilën e kreu 24 vjet më parë.
Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nikola Selakoviq, sot ka deklaruar se në Reçak kanë eliminuar siç thot ai “terroristë”.
Sipas Selakoviqit më 15 janar 1999, Serbia i ka luftuar “formacionet terroriste” dhe e vazhdon trillimin duke thënë se “shefi i atëhershëm i OSBE-së ka William Walker ka manipuluar”, por pa ofruar as një fakt se ku ka qëndruar “manipulimi”.
“Manipulimi i shkathët i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare nën firmën e OSBE-së dhe udhëheqjen e William Walker e shndërroi këtë veprim antiterrorist në shkak të agresionit të NATO-s kundër atdheut tonë në vitin 1999”, ka propaganduar Selakoviq, ka raportuar Tanjug, përcjell arbresh.info.
Sot, krerë të shtetit të Kosovës, kanë përkujtuar masakrëne rëndë ndaj civilive shqitparë në, ku janë masakruar 45 shqiptarë në fshatin Reçak në vitin 1999. /arbresh.info/
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...