Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk rresht së kërkuari që Qeveria e Republikës së Kosovës të pezullojë vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.
Sipas tij, pa u hequr ai vendim nuk do të vazhdojë dialogu në Bruksel.
‘Është e rëndësishme për ne që të hiqet taksa, sepse dëmi është 40 milionë euro, që po e vuajmë ne si shtet”, ka thënë ai.
Vuçiq thotë se përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rrezik që të ketë tensionime të situatës, shkruan B92.
Ai pretendon se nervozizmi i Prishtinës, mund të eskalojë dhe të merren edhe masa të tjera kundër serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Një gjë e tillë më frikëson, më tmerron e më shqetëson”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb.
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...