Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, atë të Shqipërisë Bujar Nishani dhe Gjorgje Ivanov të Maqedonisë, tashmë presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë që kishte realizuar dy nga bisedat më të vështira që kishte pasur ndonjëherë.
“Diskutimi ishte i vështirë. Mendoj që kemi treguar qartë se cila është e vërteta në lidhje me sjelljen e njerëzve nga Prishtina, nën përkrahjen e madhe të Shqipërisë” ka thënë Vuçiq.
Tutje ai ka thënë se janë paraqitur dallime të mëdha, se problemi duhet të zgjidhet me dialog.
Ndërsa për dialogun me Prishtinën, Vuçiq ka thënë që Beogradi ka përmbushur detyrimet e veta.
“Ne kemi përmbushur gjithçka nga marrëveshjet e Brukselit, ndërsa ata nuk kanë bërë asgjë për Asociacionin e Komunave serbe për katër vjet” deklaroi Vuciq.
Vuçiq, Thaçi, Ivanov dhe Nishani u takuan në kuadër të samitit të Brdo-Briomit, i cili u mbajt në Slloveni.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...