Sot në Serbi është përkujtuar 18 vjetori i Betejës së Koshares, në të cilën pjesëtarët e UÇK-së morën përfundimisht kontrollin në kufirin shqiptaro – shqiptar dhe karakollin ku qëndronte Ushtria pushtuese e Serbisë.
Në këtë Betejë, siç e pranojnë zyrtarë serbë, kanë rënë 108 ushtarë të Serbisë.
Duke përkujtuar këtë betejë, e cila është zhvilluar gjatë muajit prill 1999, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur atë Beteja e Dytë e Kosovës dhe Termopilet serbe, njofton “Politika” e Beogradit.
Presidenti serb, i cili sot ka zbuluar një shtatore të ushtarit të vrarë, hungarez ka thënë ai, por i lindur në Beograd, ka premtuar se për ushtarët e vrarë në Koshare do të ngrihet një përmendore e madhe në Serbi.
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet