Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po akuzohet se po shkel Kushtetutën e vendit të vet kur është fjala për Kosovën.
Gjykuar sjelljen e tij, Aleksandar Vuçiq as që e shikon Kushtetutën mbi të cilën e ka bërë betimin, pasi nuk e respekton dhe e shkel, ka thënë kryetari partisë Nova Srbija (Serbia e re) Velimir Iliq.
„Vuçiq e shkel Kushtetutën e Serbisë që nga faqja e parë në të cilën preambula për Kosovën shkruan qartë se krahina është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe se të gjitha organet e shtetit janë të detyruara të përfaqësojnë dhe të ruajnë interesat e Serbisë në Kosovë” ka thënë ai.
Iliq duke folur për referendumin për pavarësi të Katalonjës, ka thënë se Vuçiq e ka tërhequr vendimin që ta dërgojë letrën kundër Kosovës pas presioneve nga Bashkimi Europian.
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...