Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sonte në një konferencë për media në Serbi ka thënë se në tetor do të fillojë një fazë e re e dialogut të brendshëm me Kosovën, duke theksuar se është koha që Serbia të fillojë të flas për Kosovën, sepse ky do të jetë thelbi kryesor në politikën serbe dhe për të ardhmen e tyre.
“Në varësi të qëndrimit tonë ndaj Kosovës ne do të kemi një jetë më të sigurt, jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen”, ka thënë Vuciq gjatë një fjalimin para qytetarëve të Serbisë, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu tha se ka mbështetur vendimin e Listës Serbe për të hyrë në Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, serbët në Kosovë kanë pasur tre opsione pas zgjedhjeve, në të cilat 99 përqind e shqiptarëve kanë votuar për një Kosovë të pavarur, dhe më së shumti kundër interesave të Serbisë.
Sipas tij, për herë të parë që nga viti 1999, partitë shqiptare nuk përbëjnë shumicën në Kosovë.
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...