Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare presidenti serb Aleksandar Vucic ka thënë se Prishtina ka ndërmarrë një veprim brutal me rastin e arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.
Sipas Vucicit arrestimi i Gjuriqit është bërë me mbështetjen e disa vendeve, transmeton portali arbresh.info.
Në fjalimin e tij Vucic tha se Marko Gjuriq nuk ka shkuar në mënyrë të paligjshme në Kosovë, dhe sipas tij nuk është siç po thonë në Prishtinë, por ai ka dërguar njoftimin 75 orë përpara vizitës, megjithëse sipas marrëveshjes ai duhet ta bëjë këtë 24 orë para vizitës.
Presidenti serb më tej është shprehur se Marko është rrugës për në Beograd dhe se do të marrë trajtim mjekësor me të arritur në Beograd./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...