Vrau bashkëshorten, vajzën dhe veten, ja çfarë shkruajnë mediat gjermane për rapsodin shqiptar

10:42 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Bild ka pasqyruar gjerësisht krimin e trefishtë, ku rapsodi kosovar vrau bashkëshorten, vajzën e më pas veten. Sami Veseli ishte nga Ferizaj, ndërsa prej kohësh po jetonte në Gjerman, përcjell arbresh.

Bëhet fjalë për rapsodin që kishte qëlluar vajzën, e cila kishte vdekur në vend, kurse gruaja e tij ishte dërguar në spital. Ai kishte qëlluar vajzën, e cila kishte vdekur në vend, kurse gruaja e tij ishte dërguar në spital. Gjermanët kanë mbetur të tmerruar nga kjo ngjarje.

Policia dhe prokurorët kanë qenë në vendin e krimit dhe janë duke hetuar rastin. Për shkak të gjurmëve, hetuesit e kanë cilësuar si “krim në mjedisin familjar”. Gjithashtu, edhe arma është gjetur.

Lajmi për vrasjen e trefishtë, është bërë i ditur në rrjetet sociale, nga një mik i tashmë të ndjerit Sami Veseli.

Në publikimin e shoqëruar me fotografi, kjo vepër e rapsodit të njohur nga Ferizaj, i cili jetonte në Gjermani, arsyetohet me këtë përshkrim në postimin e mikut të tij:
“Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen… na shtyjnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjen shqiptare”. Përveç detajeve të publikuara nga miku i rapsodit të njohur, ende nuk dihen motivet e këtij akti.

Përveç detajeve që dha miku i tij, akoma nuk dihen motivet e këtij akti. Policia dhe prokurorët gjermanë kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.