Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur dhimbjen e thellë për ngjarjet tragjike që ndodhën gjatë dy ditëve të fundit në qytet, ku humbën jetën tre qytetarë.
Ai ka theksuar se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e ndjerë për këto humbje.
Për t’u marrë me situatën dhe për të shqyrtuar masat e nevojshme, Idrizi ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
“Dy ditët e fundit kanë sjellë ndodhi tragjike që na kanë prekur të gjithëve thellë. Si Kryetar i Komunës, nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin që ndiej për humbjen e jetëve të tre qytetarëve të komunës tonë. Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Në këto momente të vështira, ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e viktimave dhe për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që po përjetojnë këtë dhimbje të papërshkrueshme. Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...