Interesimit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë lidhur me vrasjet mafioze apo dhe pretendimeve se policia nuk ngre dot postblloqe dhe gjen gjithnjë automjete të djegura, Gledis Nano iu përgjigj me ristrukturimin e policisë.
“Lidhur me ngjarjet e fundit te ndodhura kemi inciuar rishikimin e te gjitha këtyre planeve për funksionim dhe reagim sa më të shpejtë. Në vijim të kësaj pyetjeje që prej afro 1 muaji është iniciuar dhe ngritja e grupeve të punës lidhur me ristrukturimin e Policisë së Shtetit. Ka të bëjë me analizë për nevojat e policisë dhe përmirësim dhe për të rritur numrin e punonjësve aty ku ka më shumë nevojë bazuar në numrin e ngjarjeve”, u shpreh Nano.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha shpresë dhe për krime ende të pazbardhura. “Kemi hetime të cilat do të jenë rezultative në një kohë të shpejtë lidhur me ngjarjet e pazbuluara”.
Nano tha se 38-vjeçari, i cili i mori jetën Mateo Vasiut nuk ishte jashtë vëmendjes së policisë, ndërsa ishte kontrolluar disa ditë rresht para krimit të rëndë.
“Dua t’ju sqaroj se autori s’ka qenë jashtë vëmendjes së Policisë së Shtetit. Ky person ka qenë i arrestuar dhe dënuar për heqjen e paligjshme të lirisë. Pas daljes nga burgu pa pasur tendenca. Është verifikuar disa herë nga efektivi i zonës dhe s’ka pasur probleme asgjë të kundërligjshme. S’ka pasur informacione kundër këtij personi dhe as kallëzime”.
Hetimet vijojnë dhe për ngjarjet e vjetra të mbetura ende të pazbardhura si vrasja e ish-deputetit Xhindi ajo e gjyqtarit Konomi, por edhe 21 janari. Në vëmendje do të jetë dhe riatdhesimi i shqiptarëve në Siri, operacion për të cilin Nano u shpreh se do duhet pak kohë deri në operacionin e radhës./A2/
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...
Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin pamjet e di...
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...