Janë arrestuar dy persona të mitur në fshatin Slivovë të Prishtinë, pas një përleshje fizike që kanë pasur në mes vete, duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri.
Sipas raportit 24 orësh të Polisicë së Kosovës, bëhet e ditur se të dyshuarit kanë pasur lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Palët u intervistuan dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Slivovë, Prishtinë 25.12.2023-13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupo`re dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...