Një punëtor në një pompë derivatesh në Pejë është lënduar, pasi dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari ka braktisur veturën dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Ndërsa, vetura është konfiskuar kurse i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore.
“Pejë 16.12.2023-23:07. Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...