Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Pakashticë të Podujevës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç, ndërsa viktima është M.K mashkull 30 vjeç.
Poashtu policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar dy armë të gjuetisë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Heutuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin e rastin në mënyrë që të ndriçohen dhe sqarohen të gjitha rrethanat.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë.Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti për arbresh.info
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...