I dyshuari për vrasjen e sotme në Zllakuqan të Klinës është ndaluar me urdhër të prokurorit. Lajmin e ka bërë të ditur për arnresh.info zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit si dhe njësitet relevante.
“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.
Ndryshe, rreth orës 18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur.
Viktima me autoambulancë ishte dërguar për në spitalin e Pejës, mirëpo nuk ka arritur t’u mbiojetoj plagëve.
Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin./arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...