Google ADS

Vrasja e policit, reagon Sveçla: I gjithë aparati shtetëror është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë ata që janë përfshirë në këtë vrasje

13:31 | 2 Prill 2025
L G

Ministri në largim i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar rreth vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika, duke e dënuar rëndë çfarëdo sulmi ndaj cdo pjestari të Policisë së Kosovës.

Sveçla përmes një reagimi në Facebook, shkruan se sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, raporton Arbresh.info.

Ai u ka bërë thirrje personave të përfshirë në këtë vrasje të dorëzohen, duke paralajmëruar se askush nuk mund t’i shpëtoj dorës së shtetit, i cili është mobilizuar në kapjen e vrasësit, apo vrasësve të policit Lika.

“Vrasja e mbrëmshme e Rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Që nga momenti që kam marrë lajmin jam në komunikim të vazhdueshëm me Policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe të gjitha rrethanat e këtij krimi. Ftoj dorasin apo dorasit që sa më parë të dorëzohen në organet e rendit, meqë i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje”, shkruan Sveçla.

Ai ka çmuar lartë kontributi i rreshter Muhamedit si në çlirimin e vendit ashtu edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët tanë, do të mbetet shembull për secilin zyrtar policor në shërbim.

Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policit Lika për humbjen e tij.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Rreshter Muhamedit, zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e kanë pasur fatin të njohin atë. U prehtë në paqe në tokën e Republikës sonë të cilës i shërbeu gjithmonë me vullnet e guxim!”, shkruan Sveçla./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Pesë vrasjet që tronditën Kosovën brenda 10 ditëve

“Ngjarje e rëndë dhe tejet pikëlluese”, Konjufca reagon për vrasjen e policit Lika!