Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vrasjen e policit kosovar, Muhamed Lika, që ndodhi dje në Kaçanik.
“Shumë i pikëlluar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe tejet pikëlluese, ku u qëllua për vdekje një zyrtar policor i Kosovës, i cili deri dje ishte në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e mundur, në mënyrë që autori apo autorët e këtij krimi të vendosen përballë drejtësisë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e rreshterit Muhamed Lika, të cilët duhet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe”.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...