Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun kosovarë, Xhelal Sveçla dhe ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Svelça e ka informuar ministrin mbi situatën dhe masat e marra nga policia.
Efektivi i policisë, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi patrulla e policisë kishte shkuar në fshatin Banjska të Leposaviqit pas marrjes së një njoftimi se dy kamionë pa targa kishin bllokuar rrugën.
Drejtuesit e lartë të shtetit kanë dënuar sulmin ndërsa e kanë cilësuar si një sulm të dirigjuar nga Beogradi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vrasja është një këmbanë alarmi për rajonin dhe se ndërkombëtarët duhet të ulin me forcë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve./abcnews.al
Ministra e deputetë prezentë në rivarrimin e Liridona Ademaj
Pjesëtarë të FSK-së në Zvicër përkrahë ekipeve të kërkim-shp...
Trupi i pajet i Liridona Ademaj tashmë pushon në fshatin e s...
“Lot e dhimbje”, familjarët e Liridona Ademajt n...
Nxënësit e shkollës ku i kreu Liridona Ademaj mësimet, shkoj...
Komisioni Hetimor për rezervat – Përplasen pozitë e opozitë,...